Kuvend/ Nga interpelanca me Kumbaron te projektligji për faljen e gjobave

Seanca e fundit plenare e këtij sesioni do të zhvillohet ditën e sotme në Kuvend. Seanca pritet të zgjasë dhe gjithashtu të jetë e mbushur me diskutime dhe debate.

Në pikën e parë të rendit të ditës zhvillimi i një interpelance me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Në rendin e ditës përfshihen gjithashtu diskutimet dhe shqyrtimet e projektligjeve të mëposhtme:

– Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar”.

– Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”.

– Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”.

-Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

– Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar””, i ndryshuar.

– Projektligji “Për anulimin e masave administrative”.

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar.

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Kuvendi ka sot në rend dite edhe projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar, si dhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top