Kuvend/ Deputetët dhe Ministrat diskutojnë projektligjin për rritjen e pagave të tyre

Ditën e sotme pritet të mblidhet Kuvendi. Deputetët dhe ministrat do të mbildhen në orën 10:00 në sallën plenare për të diskutuar dhe miratuar disa projektligje që janë në rend të ditës.

Në fokus do të jetë edhe diskutimi dhe votimi i projektligjit që parashikon rritje të pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike.

Po ashtu do të diskutohet edhe për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri.

Kujtojmë se para disa ditësh mazhoranca dhe opozita ranë në një mendje për të rritur pagat e deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit, në mënyrë të ndjeshme, për të mos thënë duke i dyfishuar.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top