Kuvend/ 6 interpelanca në rend dite, opozita kërkon shpjegime nga Ministria e Mjedisit për investimet në Nartë

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare ku në rend dite është parashikuar zhvillimi i 6 interpelancave. Interpelancat hapen me ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj, ndaj të cilit deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë sqarime për situatën e krijuar në Shqipëri lidhur me planin për të ndërtuar një resort luksoz brenda në zonën e mbrojtur të Nartës. Ata kërkojnë transparencë mbi bazën ligjore të projektit, studimet për ndikimin në mjedis apo për respektimin e legjislacionit për zonat e mbrojtura.

Deputetët e PD kanë thirrur në interpelancë edhe ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Lozhan të Maliqit ku humbi jetën në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij. Ligjvënësit e opozitës kërkojnë sqarime mbi mënyrën e organizimit dhe të drejtimit të operacionit policor.

Deputeti Agron Shehaj ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama lidhur me koncesionin “Për projektimin, ndërtmin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit rrugor Thumanë-Vorë-Kashar”. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj pritet të japë shpjegime për Durana Park, e thirrur në interpelancë nga demokrati Eno Bozdo, për procedurat e ndjekura dhe përdorimin e fondeve publike.Agron Shehaj e Erald Kapri kanë kërkuar zhvillimin e një interpelance me ministrin e Financave Petrit Malaj lidhur me ekzekutimin e detyrimeve financiare dhe mbledhjen e gjobës prej 120 milionë euro ndaj kompanisë Bankers Petroleum si dhe për për të ardhurat e realizuara nga koncesionet dhe partneritetet publike private në Shqipëri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top