Kushtetuesja/ Vendimi për Ballukun pritet të zvarritet për në Venecia

Gjykata Kushtetuese pritet ta zvarrisë akoma më tej çështjen e Belinda Ballukut, zv.kryeministrja që u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por për të cilën Edi Rama kundërshton me pretendimin se i janë shkelur kompetencat si kryeministër.

Një burim i tha Lapsi.al se trupa e Kushtetueses do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një ekspertizë mbi interpretimin e neneve të Kushtetutës sipas ankimit të kryeministrisë. Kjo është një dredhi e Kushtetueses që lan duart nga vendimi përfundimtar për dosjen “Balluku”, një çështje ku duket se përplasen interesat e qeverisë në njërën anë dhe pretendimi i ambasadave perëndimore në anën tjetër.

Gjykata Kushtetuese: Mos na paragjykoni, vendimi për Ballukun s’është marrë ende

Prej javësh tashmë, ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë së Madhe, Holandës etj kanë nxitur SPAK, GJKKO dhe Kushtetuesen të shkojnë akoma më tej me çështjen “Balluku”.

Duhet thënë se një piruetë si kjo e Gjykatës Kushtetuese, për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias, çon ujë në mullirin e kryeministrit Rama, i cili po kërkon të fitojë kohë deri kur ta shuajë skandalin e Belinda Ballukut duke zvarritur procedurat, për t’iu shmangur një përplasjeje direkte me organet e drejtësisë.

VanHorn takon kryetaren e Kushtetueses dhe jep tjetër mesazh kundër narkotrafikut

Rama e ka shtyrë përtej çdo afati përgjigjen për prokurorët e SPAK që kanë kërkuar autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut, duke e kushtëzuar votimin në parlament me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja u vu në lëvizje që në muajin nëntor, por fillimisht Kolegji e shtyu vendimin që duhej ta merrte trupa e plotë, pastaj trupa e plotë kërkoi më shumë kohë për shkak të volumit të dosjes dhe të mërkurën, burime të Lapsi.al thanë që çështja pritet të shkojë në Komisionin e Venecias për interpretim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top