Kushtetuesja urdhëron Gjykatën e Lartë për Veliajn: Të shqyrtohet ankimi për “arrestin në burg”

Gjykata Kushtetuese e ka rikthyer në Gjykatën e Lartë çështjen për kryebashkiakun e Tiranës, duke urdhëruar këtë gjykatë që të marrë vendimin lidhur me ankimin e masës së sigurisë arrest në burg.

Vendimi në Kushtetuese është marrë 5 me 3 në favor të Erion Veliajt.

Vendimi është i bazuar në praktikën e Kolegjeve të Bashkuara dhe në një opinion të Komisionit të Venecias.

Gjykata, me shumicë votash, vendosi “pranimin e pjesshëm të kërkesës”; “shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top