Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Gjykata Kushtetuese ka prishur vendimin për sekuestrimin e disa prej pasurive të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë, duke e dërguar çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm.

Më herët, Gjykata e Posaçme e Apelit dhe më pas Gjykata e Lartë kanë rrëzuar kërkesën e Ahmetajt, i cili kërkonte që të hiqej sekuestro për banesën në zonën e Shallvareve dhe 125 mijë euro në bankë.

Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar që nga muaji korrik i vitit 2023, pasi akuzohet nga SPAK për disa vepra penale si: “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, ai është nën hetim edhe për të ashtuquajturën dosjen e ashtuquajtura “Buka”, ku është marrë i pandehur për veprën penale “Shpërdorim detyre”, duke u akuzuar nga SPAK se i ka shkaktuar një dëm shtetit prej 7 miliardë lekësh.

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj
Arben Ahmetajt me herët i janë sekustruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro), pasuri të cilën dyshohet se e ka përfituar nga korrupsioni.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top