Kushtetuesja anuloi zgjedhjet, por PS i jep një tjetër mesazh strukturave

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit në Tiranë, strukturat e PS janë këshilluar përmes një mesazhi që të vazhdojnë punën.

Burime për mediat bëjnë me dije se PS ka këshilluar strukturat e ngritura për zgjedhjet e 9 nëntorit që të kenë në kujtesë takimet me grupet përkatëse.

“Vazhdoni punen! Ju kujtoj për takimet e sipas grupeve përkatëse’, thuhet në mesazhin e PS.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Vendimi vjen pas kërkesës së paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kundërshton si shkarkimin nga detyra, ashtu edhe dekretimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Gjykata, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës, është vendosur:

“Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.”

Kërkesa e Veliajt kishte si objekt shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si Kryetar i Bashkisë Tiranë, si dhe anulimin e dekretit të Presidentit për caktimin e zgjedhjeve të reja. Ai argumenton se këto akte janë në kundërshtim me nenin 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës së Shqipërisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top