Kushte të paqëndrueshme, çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në jug e pjesërisht në qendër, në orët e pasdites ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.

Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri 14 m/s

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top