Kush ka luajtur me kombëtaren ka një vend në Shqipëri–Itali: FSHF fton ish-kuqezinjtë në debutim

Euro 2024 po afron dhe përgatitjet tashmë kanë arritur te detajet. Shqipëria bëhet gati tani për prezantimin e dytë historik në finalet e një kompeticioni europian, ndaj dhe FSHF kërkon ta kthejë në një festë të vërtetë. Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një iniciativë shumë të veçantë për ndeshjen e parë të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stadiumin e Dortmundit, aty ku edhe do të luhet takimi i parë i kuqezinjve ndaj Italisë janë rezervuar vende për të gjithë ish-futbollistët e ekipit kombëtar që kanë luajtur qoftë edhe një minutë të vetme me fanellën shqiptare.

Të gjitha kostot e udhëtimit, qëndrimit dhe biletat e ndeshjes do të mbulohen nga FSHF. Institucioni që drejton futbollin në vend dëshiron që të vlerësojë në këtë mënyrë të gjithë ata futbollistë dhe emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, të cilët kanë përfaqësuar dhe kanë dhënë gjithçka për fanellën e Kombit në të kaluarën.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” më 15 qershor në ora 21:00 dhe mes mijëra tifozëve shqptarë, do të jenë të pranishëm edhe shumë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe që kanë lënë gjurmë me ekipin kombëtar.

https://twitter.com/FSHForg/status/1788991629379952643?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1788991629379952643%7Ctwgr%5Eb5801e4ad02bd1b0cac1c2794bdef48cabe39065%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F05%2F11%2Fkush-ka-luajtur-me-kombetaren-ka-nje-vend-per-shqiperi-itali-fshf-fton-ne-dortmund-ish-kuqezinjte-ne-debutim%2F

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top