Kush janë personazhet që janë të ndaluar të marrin pjesë në Oscars

Oscars këtë vit do të bashkojë yjet më të shquar në industrinë e argëtimit nën çatinë e Teatrit Dolby, i cili ka qenë vendi i ceremonisë që nga viti 2002. Megjithatë, marrja e një ftese për këtë ngjarje nuk është garanci për çdo personazh të famshëm të Hollywoodit.

Në të kaluarën, disa emra të mëdhenj e gjetën veten të ndaluar të marrin pjesë në Oscars. Will Smith është më i fundit. Aktor goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë Oscars, pasi ai bëri shaka për gruan e Will, Jada Pinkett Smith. Çmimet Oscar njoftuan menjëherë se Will nuk do lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të organizuar nga Akademia për dhjetë vitet e ardhshme.

Richard Gere u ndalua për 20 vjet. Në vitin 1993, Richard denoncoi qeverinë kineze gjatë paraqitjes së tij në Oscars, ku ai duhej të prezantonte vetëm cmimin për Regjinë Artistike. Aktori shprehu zhgënjimin e tij për konfliktin e vazhdueshëm të Kinës me Tibetin dhe sugjeroi që Kina të tërheqë trupat e saj dhe të lejojë Tibetin të jetë i pavarur. Akademia e konsideroi këtë deklaratë shumë të diskutueshme dhe e ndaloi të merrte pjesë në Oscar për dy dekada.

Carmine Caridi, aktori i The Godfather Part II, u bë personi i parë që u përjashtua fare nga Akademia. Në vitin 2004, ai u kap duke prodhuar kopje të ekraneve paraprake të filmave të nominuar. FBI e hetoi aktorin pasi u zbuluan se kopjet e The Last Samurai, Mystic River dhe Master and Commander: The Larg Side of the World ishin gjurmuar tek ai.

Bill Cosby u ndalua pas akuzave për sulm se*sual, ndërsa regjisori Roman Polanski u përjashtua në vitin 2018 pasi ai u akuzua për abuzimiin e një vajze 13-vjeçare. Harvey Weinstein u ndaluanë 2017 pasi u akuzua për sulm se*suale.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top