Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 91 për qind të tyre.
Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur numërimi po shkon drejt përfundimit.
Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti 320.038 vota
Glauk Konjufca 247.805 vota
Albulena Haxhiu 130.304 vota
Hekuran Murati 129.206 vota
Donika Gërvalla 103.047 vota
Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza 143.253 vota
Arian Tahiri 63.520 vota
Përparim Gruda 58.299 vota
Uran Ismaili 47.763 vota
Sala Jashari 40.212 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës
Lumir Abdixhiku 72.728 vota
Hykmete Bajrami 45.408 vota
Ukë Rugova 39.995 vota
Avdullah Hoti 36.108 vota
Doarsa Kica Xhelili 35.289 vota
Lista Serbe
Sllavko Simiq 21.326 vota
Igor Simiq 20.215 vota
Liljana Stefanoviq 19.564 vota
Millan Kostiq 16.374 vota
Nemanja Bishevac 16.140 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Ramush Haradinaj 37.488 vota
Daut Haradinaj 22.226 vota
Besnik Tahiri 22.159 vota
Bekë Berisha 16.284 vota
Agim Çeku 15.015 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6. Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota). Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./REL