Kush janë 43 kandidatët që konkurrojnë për drejtues Policie në 12 qarqe

Është publikuar lista me 43 emrat e kandidatëve për Drejtor të Drejtorive Vendore, në Policinë e Shtetit. Kandidatët janë renditur sipas rendit alfabetik.

Mes kandidatëve janë edhe 7 nga 12 drejtuesit aktualë të Policisë së Shtetit, kanë aplikuar për të mbajtur një post drejtues në garën për zgjedhjen e drejtorëve të rinj të Policisë.

Afati i caktuar për aplikimet skadoi një ditë më parë dhe tashmë pritet që me firmën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të bëhet edhe përzgjedhja për emrat e rinj.

Drejtoria e Përgjithshme do të bëjë edhe përzgjedhjen e kandidatëve që renditen në 12-çen e parë dhe më pas do të bëhet emërimi i secilit sipas qarqeve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top