Futbolli për klube ndodhet në mes të një pauze dyjavore për ndeshjet ndërkombëtare, përpara një periudhe vendimtare të sezonit si në kampionatet vendore ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Një numër i madh lojtarësh të njohur kanë vendosur të mos grumbullohen me kombëtaret e tyre për t’u rikuperuar dhe për të garantuar formën optimale për klubet ku ata aktivizohen.
Bukayo Saka, Cole Palmer dhe Phil Foden kanë braktisur grumbullimin me Anglinë, ndërsa Lamine Yamal nuk do të luajë për Spanjën për shkak të një dëmtimi teksa, pritet që ata të rikthehen me ekipet e tyre javën e ardhshme.
Një mori yjesh të rinj po konsolidojnë statusin e tyre elitar, por cilët janë lojtarët nën 21 vjeç me statistikat më të mira nga pesë ligat kryesore sipas Transfermarkt?
10. Joao Neves – Mefshori portugez deri më tani ka luajtur 15 ndeshje me PSG-në ku ka kontribuar në shtatë gola.
9. Liam Delap – Ish-sulmuesi i Manchester City po kalon nje edicion mjaft të mirë me Ipswich në Premier League ku nga 12 paraqitje ka kontribuar në shtatë gola.
8. Francisco Conceicao – 21-vjeçari i cili transferua te Juventusi verën që lamë pas, po shkëlqen nën drejtimin e Thiago Motta, ai numëron 10 ndeshje me italianët dhe ka kontribuar në shtatë gola.
7. Jhon Duan – Sulmuesi kolumbian po kalon formën më të mirë të tij që kur u transferua te Aston Villa, ai ka luajtur 17 ndeshje në të cilat ka arritur të shënojë tetë herë.
6. Jamie Gitttens – Futbollisti i talentuar anglez, po kalon një edicion fantastik me fanellën e Borussia Dortmund. Ai numëron 16- paraqitje me gjermanët dhe një kontribut prej tetë golash.
5. Florian Wirtz – Mesfushori gjerman tanimë ka një rol kyç te Bayer Leverkusen. Ai ka zhvilluar 17 ndeshje me “Aspirinat”, ku edhe ka kontribuar me nëntë gola.
4. Benjamin Sesko – Sulmuesi slloven është kthyer në një makineri golash te Leipzig. Ai është paraqitur 15 herë me fanellën e klubit gjerman ku edhe ka arritur një kontribut prej 10 golash.
3. Alejandro Garnacho – Pavarësisht formës së dobët të Manchester United, anësori argjentinas po tregon një formë të lartë ku në 18 ndeshje ka kontribuar në 11 gola.
2. Jamal Musiala – Mesfushori gjerman është një nga futbollistët kryesorë te Bayern Munich, një gjë të tillë e tregon edhe nga shifrat, ku deri më tani ka kontribuar në 13 gola nga 14 paraqitje qe kishte.
1. Lamine Yamal – Padyshim që në këtë listë nuk mund të mungonte fenomeni Yamal, anësori i Barcelonës është njëkohësisht edhe futbollisti më i ri në këtë rënditje. 17-vjeçari spanjoll ka zhvilluar 16 ndeshje me katalanasit në të cilat ka kontribuar 14 herë.