Kush është Ismail Elfath, arbitri amerikan i caktuar për Angli-Argjentinë: “I preferuari i Messit”

Ismail Elfath është arbitri amerikan me origjinë marokene, i caktuar nga FIFA për të drejtuar gjysmëfinalen tjetër të Botërorit mes Anglisë dhe Argjentinës. Fituesja do të përballet me Spanjën në finalen e madhe të së dielës, më 19 korrik. Pikërisht zgjedhja e tij për ndeshjen mes skuadrës së Tuchel dhe asaj të Scalonit ka ndezur debat në Angli. Sipas tabloideve angleze, është zgjedhur “arbitri i preferuar i Messit”, duke ushqyer teoritë konspirative për një Botëror të manipuluar dhe për favorizime të supozuara ndaj Argjentinës deri në këtë pikë.

Duke qenë se bëhet fjalë vetëm për zëra dhe se skuadra e Scaloni-t e ka merituar plotësisht në fushë kualifikimin në gjysmëfinale, mbetet të kuptohet pse Elfath – një nga arbitrat më të mirë të MLS-së, i pajisur me stemën FIFA që në vitin 2016 dhe i konsideruar ndër më të mirët në botë – konsiderohet arbitri ideal për Messin. Në fakt, më shumë sesa favorizime, janë ngjashmëritë mes rrugëtimit të tij dhe atij të Lionel Messit që kanë ngritur pikëpyetje. Pas këtyre aludimeve fshihen disa statistika që mund t’i bëjnë argjentinasit të buzëqeshin. Jo sepse është një arbitër që favorizon Messin, por sepse është kthyer në një lloj hajmalie për të, pasi argjentinasi e ka pasur disa herë arbitër në MLS.

Ismail Elfath, për shembull, ishte arbitri i katërt në finalen e Botërorit 2022 mes Francës dhe Argjentinës, të fituar nga skuadra e Scaloni-t. “Daily Mail” ka vënë në dukje sidomos një statistikë: që kur Messi u bë pjesë e Inter Miami-t, ai ka fituar të katër ndeshjet e arbitruara nga Ismail Elfath, duke shënuar pesë gola. Natyrisht, kjo nuk mund të lidhet me favorizime ndaj kapitenit të Argjentinës. Për këtë arsye, ta quash “i preferuari i Messit” do të thotë vetëm se, nga ana e bestytnisë, “Pleshti” mund të jetë i lumtur që do të ketë përballë një arbitër me të cilin ka fituar gjithmonë.

Por çdo ndeshje ka historinë e saj dhe Argjentina do të përballet në këtë gjysmëfinale me një kundërshtar shumë të fortë si Anglia. Kombëtarja e Tuchel ka treguar kompaktësi, forcë si grup dhe shumë përulësi, duke mbërritur në këtë takim në formën e duhur dhe me bindjen se mund të shkojë deri në fund, e udhëhequr nga golat e Kane, pa harruar klasen e Bellingham dhe një mbrojtje solide, që dikur konsiderohej një nga pikat e dobëta të anglezëve. Me Elfath ose pa të, ndeshja do të nisë nga rezultati 0-0, ndërsa finalja është tashmë shumë pranë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top