Kush është Bruna Biancardi, e dashura e Neymar

Lajmi se Neymar dhe partnerja e tij Bruna Biancardi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë është ndër lajmet që kanë ngjallur interesin e publikut. Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur superylli brazilian i futbollit në Instagramin e tij.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Po kush është Bruna Biancardi?
Biancardi është një ndikuese dhe modele me më shumë se 3.8 milionë ndjekës në Instagram. 29-vjeçarja nga Sao Paulo është gjithashtu një sipërmarrëse pasi ka markën e saj të veshjeve.

Dyshja thuhet se filloi lidhjen në vitin 2021, por e mbajtën larg syrit të publikut për muaj të tërë. Të dy njoftuan lidhjen e tyre në janar 2022, duke zbuluar se janë fejuar.

Dyshja u përfol se ishin ndarë në verën e vitit 2022 kur Neymar nuk u pa të mbante unazën e fejesës në publik. Pasi bëri një pushim nga rrjetet sociale, Bicardi konfirmoi ndarjen e saj nga ish-ylli i Barcelonës, duke dhënë përgjigjen e saj për spekulimet e tradhtisë.

29-vjeçarja më pas shkroi në rrjetet sociale: “Mos besoni gjithçka. Më pëlqen shumë Neymar dhe gjithë familja e tij. Ju lutem mos e përfshini emrin tim. Faleminderit”.

Bruna dhe Neymar më pas u bashkuan dhe këtë e konfirmuan gjatë ditëlindjes së 31-të të Neymar.

Kujtojmë se Neymar ka edhe një djalë 12-vjeçar, i cili quhet Davi Luca.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top