Shqipëria do yë nisë sonte ne ÇEKI ndeshjen e parë të Ligës së kombeve kundër Ukrainës (20 45). Në mungesë të Brojës, Gjimshitit dhe Ajetit formacioni i mjndshëm i Silvinjos pritet të jetë: në portë Tomas Strakosha, ndërsa Kumbullën dhe Ismajlin do ta shoqërojë në mbrojtje, Hysaj nga krahu i djathtë dhe Mitaj nga e majta. Përpara tyre do të jetë treshja e mesfushës me Ylber Ramadanin, Kristjan Asllanin dhe Qazim Laçin, i cili ka spostuar Nedim Bajramin në krahun e majtë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Kjo do të thotë që Arbër Hoxha do ta nisë nga stoli, pavarësisht formës së mirë që po kalon, Silvinjo është specifik në disa gjëra dhe në krahun e djathtë do të jetë Jasir Asani. Si Bajrami dhe Asani do të mbështesin përpara Rei Manajn që me shumë mundësi do të jetë ai që do ta nisë nga minuta e parë takimin.