Kurti: Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se vrasja e fëmijëve kosovarë janë krimet më të tmerrshme që ka kryer Serbia.

Kurti e tha këtë mbrëmjen e djeshme teksa vizitoi ekspozitën “Bebëzat e mallit”, dedikuar fëmijëve të vrarë, të zhdukur dhe të prekur nga lufta në Kosovë. Kryeministri tha se ngjarje të këtilla, përveç se mbledhin kujtime dhe e ndajnë dhimbjen, i shërbejnë edhe kujtesës sonë kolektive, për të shkuarën, për të mos e harruar kurrë atë.

“Për të nderuar dhe lartësuar kujtimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në projektin për memorialin dedikuar atyre.

Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri. Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë. Andaj, e kemi obligim për lirinë dhe paqen që e gëzojmë, për drejtësinë që e synojmë që kurrë mos t’i harrojmë”, tha Kurti.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top