Kurti: Të ndalen menjëherë sulmet e grupeve kriminale në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të mbrëmshëm me të dërguarit zyrtar evropianë dhe amerikanë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, ka thënë se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale serbe për të vijuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Në takimin me Escobar dhe Lajçak shpreha angazhimin tim të parezervë për de-përshkallëzimin. Hapat thelbësorë përpara janë një fund i menjëhershëm i sulmeve ndaj forcave të sigurisë nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale dhe roli për të siguruar fushatë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, shkroi ai.

Në bisedimet me Kurtin, Escobar dhe Lajçak propozuan tri kërkesa: zgjedhje të reja, qetësim të situatës dhe rikthim te dialogu me Serbinë. “I pari është deskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog.”, deklaroi Lajçak.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top