Kurti takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Serbinë se bllokon fondet për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në Prishtinë përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku. Në takim u diskutua për diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve në Serbi dhe për bllokimin e fondeve të destinuara për projekte në këto zona.

Kurti tha se këtë vit janë bllokuar dy transferta financiare, një në janar me vlerë 304 mijë euro dhe një tjetër në prill me rreth 1.8 milionë euro. Sipas tij, fondet lidhen me dhjetëra projekte në kulturë, sport, arsim, media, përdorimin e gjuhës shqipe dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ai u ndal edhe te vizita e fundit e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në zonat me shumicë serbe në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Sipas Kurtit, mënyra si trajtohen shqiptarët në këto zona tregon një pabarazi të theksuar institucionale.

Kurti i bëri thirrje Bashkimit Europian të reagojë ndaj asaj që e cilësoi diskriminim sistematik të shqiptarëve në Serbi. Ai tha se Kosova do të vijojë ta ngrejë këtë çështje në Bruksel, Uashington dhe Strasburg, ndërsa mbështetja për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, sipas tij, do të mbetet e vazhdueshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top