Kurti reagon pas deklaratave të O’Brien: Partneriteti ynë me SHBA nuk po rrezikohet

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk po rrezikohet.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, që një ditë më parë tha se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere pas vendimit për dinarin.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat dhe mik të rëndësishëm, sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Gjatë një aktiviteti me Ministrinë e Shëndetësisë në Prizren, Kurti tha se Kosova është republikë demokratike dhe qeveria nuk i mbivendoset institucioneve të pavarura, sikurse Banka Qendrore e Kosovës.

“Banka Qendrore e Kosovës i ka dërguar një letër Bankës Popullore të Serbisë, shpresoj të përgjigjen. Nuk është ndaluar dinari në Kosovë, bëhet fjalë vetëm për dinarin si mjet pagese, jo për dinarin që mund ta kenë qytetarët”, vijoi Kurti.

Kurti përsëriti se nuk do të ndëshkojnë askënd, mirëpo duan që të legalizohet dhe të formalizohet çdo transaksion financiar.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top