Kurti: Po punojmë që policët e rrëmbyer nga Serbia të lirohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi para mediave se janë duke bërë punuar që policët e rrëmbyer nga forcat serbe, të lirohen sa më shpejt.

Kurti i bëri ftesë edhe faktorit ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë gjatë këtyre ditëve në Kosovë. Gjithashtu, Kurti u shpreh se javën e ardhshme pritet që ambasadori Jetish Jashari, i cili është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd, t’i vizitojë policët e rrëmbyer.

I pyetur nga mediat e Kosovës në qoftë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell për takimin në Bruksel, Kurti refuzoi të përgjigjet.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top