Kurti mesazh për ndarjen nga jeta të Shaban Muratit: Humbje e madhe për shqiptarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar ndarjen nga jeta të diplomatit të njohur shqiptar, Shaban Murati.

Përmes një mesazhi në Facebook, Kurti shprehet se Shaban Murati nuk ishte thjesht një ambasador, por u dëshmua si një “kronikan i lartë i marrëdhënieve të shqiptarëve me rajonin, kontinentin ku përkasim dhe botën”.

Kurti kujton se çdo takim i tij me Muratin ishte mbresëlënës ndërsa vepra e tij shton kryeministri i Kosovës është monumentale për nga rëndësia që i dha pozicioneve gjeopolitike të shqiptarëve.

“Në 19 veprat e tij, Shaban Murati na ndihmoi të orientohemi në rrafshin gjeopolitik dhe të diplomacisë, si shqiptarë, si Kosovë dhe si Shqipëri. Ai ishte kritik për pamjaftueshmëritë e diplomacisë sonë, për disa nga qëndrimet e diplomacisë evropiane në rajon, si dhe për rrezikun e kthimit të dëmshëm të vëmendjes së Rusisë në rajonin ballkanik dhe më gjerë. Ambasador Murati ka shkruar dhe folur me këmbëngulje për aleancat rajonale jetike të shqiptarëve me Kroacinë dhe Turqinë, siç ka bërë edhe për mendësitë dhe tabutë që cungojnë plotninë e vizionit politik mbarëshqiptar, veçanërisht mbi çështjet dhe historikun e territoreve dhe kufijve”, shprehet Kurti.

“Është një humbje e madhe për ne, vijon Kurti, të mos e kemi më ambasadorin dhe këshillat e tij dashamirëse e largpamëse në kohët që vijnë”. “Por, nga ana tjetër, jemi besëplotë mbi jetëgjatësinë e reflektimeve të tij. Me këtë përkujtim ndaj Shaban Muratit, u shprehë ngushëllimet e mia familjes Murati, miqve të ambasadorit Murati, trupës diplomatike dhe kolegëve të tij, për humbjen e një reflektuesi të madh të çështjes kombëtare!”, thekson kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Mesazhi i ngushëllimit:
Mësova sot për ndarjen e papritur nga jeta të diplomatit dhe ambasadorit të shquar, z. Shaban Murati. Për mua ka qenë i shenjueshëm çdo takim me të dhe veprën e tij. Ai nuk ishte thjesht diplomat, ai nuk ishte thjesht ambasador. Shaban Murati ishte një kronikan i lartë i marrëdhënieve të shqiptarëve me rajonin, kontinentin ku përkasim dhe botën. Si rrallëkush, Shaban Murati shkroi një vepër monumentale mbi pozicionet gjeopolitike të shqiptarëve. Në 19 veprat e tij, Shaban Murati na ndihmoi të orientohemi në rrafshin gjeopolitik dhe të diplomacisë, si shqiptarë, si Kosovë dhe si Shqipëri. Ai ishte kritik për pamjaftueshmëritë e diplomacisë sonë, për disa nga qëndrimet e diplomacisë evropiane në rajon, si dhe për rrezikun e kthimit të dëmshëm të vëmendjes së Rusisë në rajonin ballkanik dhe më gjerë. Ambasador Murati ka shkruar dhe folur me këmbëngulje për aleancat rajonale jetike të shqiptarëve me Kroacinë dhe Turqinë, siç ka bërë edhe për mendësitë dhe tabutë që cungojnë plotninë e vizionit politik mbarëshqiptar, veçanërisht mbi çështjet dhe historikun e territoreve dhe kufijve.

Është një humbje e madhe për ne të mos e kemi më ambasadorin dhe këshillat e tij dashamirëse e largpamëse në kohët që vijnë. Por, nga ana tjetër, jemi besëplotë mbi jetëgjatësinë e reflektimeve të tij. Ne i ftojmë me këtë rast të gjithë diplomatët tanë dhe studentët e shkencave humane të drejtohen te librat e ambasadorit Shaban Murati, për t’i kuptuar pozicionet e shqiptarëve në rrjedhën e dinamikave të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë kombëtare. Ne humbëm një njeri, por i kemi gjithnjë në bibliotekat tona mendimet e tij.

Me këtë përkujtim ndaj Shaban Muratit, u shprehë ngushëllimet e mia familjes Murati, miqve të ambasadorit Murati, trupës diplomatike dhe kolegëve të tij, për humbjen e një reflektuesi të madh të çështjes kombëtare!

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top