Kurti: Me marrëveshjen për shtensionim, Kosovës t’i hiqen sanksionet

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pret që marrëveshja që Qeveria ka arritur me Bashkimin Evropian për hapat për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, të ndikojnë që Kosovës t’i hiqen sanksionet e që palët në dialog të jenë të barabarta.

Pasi ka lexuar pikat e marrëveshjes, që parashikojne zvogëlimin e pranisë policore të Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale në veri, vlerësimin e vazhdueshëm të gjendjes së sigurisë, mbështetjen për zgjedhjet e reja e takim të ri në dialog, Kurti ka kujtuar se është Serbia ajo që s’e ka pranuar që ka marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Kosovën dhe se BE-ja i ka bërë të pabarabarta palët kur e ka sanksionuar Kosovën.

“Unë kam nënvizuar në vazhdimësi që për suksesin e marrëveshjes bazike së pari të dy palët duhet ta pranojë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme. Së dyti, që marrëveshja duhet të zbatohet në plotni. Së treti, që zbatimi i marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet. Së katërti, që të dyja palët duhet të kenë mundësinë që të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e bashkimit Evropian. Si përfundim, mendoj që dakordimi i Bratisllavës do të ndihmojë shumë në përforcimin e fokusit dhe vendosjen e barazisë midis palëve që ndihmon zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj”, ka thënë Kurti.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndaj Kosovës në fund të qershorit.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top