Kurti: Marrëveshja bazë mes Kosovës e Serbisë, avancim drejt njohjes reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se beson se Marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë është një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve.

“Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet”, tha ai në një video-mesazh të dërguar në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheimit, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim në Gjermani, i cili u publikua nga Qeveria e Kosovës më 12 mars.

Më 27 shkurt në Bruksel, palët u pajtuan për propozimin e BE-së, të titulluar “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kurti deklaroi pas takimit se ai ishte i gatshëm të nënshkruante këtë marrëveshje menjëherë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ishte i gatshëm.

“Shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar propozimin në Bruksel nuk është indikacion se ajo nuk pajtohet me përmbajtjen. Çdo ditë ne demonstrojmë kreativitetin e konstruktivitetin tonë”, tha Kurti në videon e 12 marsit.

Vuçiq deklaruar gjithashtu se ai vërtet nuk ka dashur ta nënshkruajë këtë marrëveshje. Ai ka folur më shumë për planin e implementimit.

Më 2 mars, një zyrtar i Bashkimit Evropian, gjatë një takimi me gazetarë tha se Kurti propozoi që dokumenti të nënshkruhet, por përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, bëri të qartë se BE-ja nuk e ka menduar kështu takimin, sepse sipas tij, marrëveshja duhet të përfshijë edhe aneksin me afatet kohore për implementimin e saj.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet t’i nënshkruajnë si dokumente të pandara propozimin evropian dhe aneksin ose planin e zbatimit.

Dokumenti prej 11 nenesh – që u bë publik nga BE-ja – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Rundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata për arritjen e normalizimit të plotë të raporteve nën ndërmjetësimin e BE-së./REL

Nacional media në mbështetje të përjetshme me popullin Shqiptar të Kosovës

Sot homazhe në Tiranë në nder të Afrim Bunjakut që u vra në Kosovë

Lajçak pas sulmit në veri të Kosovës: Akt frikacak dhune, bie ndesh me parimet e paqes dhe bashkëpunimit

Sulmet në veri/ Një tjetër polic kërkon ndihmë mjekësore

Sot ditë zie në Kosovën në kujtim të policit Afrim Bunjaku

24 orë nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, si paraqitet situata sot?

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top