Kurti: Kosova shumë afër njohjes nga Greqia

Nga pesë shtetet e BE-së, Greqia është më afër njohjes së Kosovës si shtet. Kështu ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për televizionin polak TVPworld.

Janë 5 shtete nga BE që nuk e njohin Kosovën. Këto përfshijnë Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë.

Kurti në këtë intervistë është shprehur optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë të bindë mosnjohësit.

Ai theksoi se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me shtetet që nuk e njohin, në veçanti me Greqinë, e cila është afër njohjes së Kosovës.

“Dëshira e Kosovës për të hyrë në BE nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se vendi do të donte të kontribuonte në BE, që është projekti më i rëndësishëm politik për paqen që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti.

Ai tha gjithashtu se Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të lokaleve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.

Kurti trajtoi gjithashtu temën e njohjes dixhitale dhe përhapjen e dezinformatave në të gjithë Evropën.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top