Kurti komenton bashkimin Abdixhiku-Osmani: Nuk duhet ngatërrohen dëshirat me faktet

Albin Kurti ka thënë se mirëpret çdo kë që ka ambicie politike e vizion për qytetarët, por ka theksuar se nuk duhet ngatërruar dëshirat me fakte, teksa u pyet për ofertën e mundshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 7 qershorit, me kryetarin Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër e Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

Gjatë hapjes së punimeve për rrugën Kijevë – Malishevë , Kurti ka thënë se nuk duhet harruar se si ka vendosur populli para katër muajve.

Dhe për çështjen e pozitave si kryeministër e president, ai ka thënë se për këtë vendos populli e jo ndonjë kryetar partie apo pretendent për ndonjë post, duke aluduar tek Osmani.

“Të gjithë ata që kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë ide e vizion për të mirën e qytetarëve, le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e munden, i uroj sukses. Por duhet ta keni parasysh, për këtë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarëdo posti, për këtë vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendos populli para katër muajve. 51.1% ia dha LVV-së. Vetëm shikoni rezultatin konkret. LVV-ja 57 deputetë, ndërkohë PDK-LDK-AAK së bashku kanë 43. Njerëzi kanë dëshira, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me fakte”, ka thënë ai.

Kurti u pyet edhe për vendimin e Gjykatës Speciale, që ta zgjasë deri më 20 korrik afatin për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së. Sipas tij, Kosova ka nevojë për gjykatë normale. Por megjithatë theksoi se duhet të nxirren mësimet nga gabimet politike që janë bërë që kanë çuar në formimin e saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top