Kurti: Jam optimist për takimi në Ohër, por nuk varet gjithçka nga unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se është optimist për takimin e radhës me Serbinë, që zhvillohet më 18 mars në Ohër, por që nuk varet gjithçka nga ai.

“Unë kam ofruar që edhe më 27 shkurt, në Bruksel ta nënshkruajmë propozimin e Bashkimit Evropian, mirëpo pala tjetër nuk ka qenë as e gatshme, as e interesuar”, u shpreh Kurti.

Ai i është referuar takimit të fundit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kur – sipas diplomatëve evropianë – palët kanë arritur pajtueshmëri për propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve, por që nuk është nënshkruar asnjë dokument, shkruan REL.

Një ditë më parë, Kurti ka thënë se është duke i analizuar 15 modelet evropiane që i ka ofruar Bashkimi Evropian për formimin e Asociacionit.
Në takimin e Ohrit, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të bllokut evropian, pritet të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top