Kurti: Grupi serb ka pasur armatim në vlerë mbi 5 milionë euro

Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës tha se grupi i armatosur ka pasur armatim në vlerë mbi pesë milionë euro dhe me ketë është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë.

Kurti:Të dielën u cënua sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Po atë ditë është dëshmuar rreziku qëllimi, potenciali dhe gadishmëria e grupeve terroriste që kemi luftuar për më shumë se 2 vjet e gjysmë. Mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. U përfshinë individë të sanksionuar nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim në Kosovë për vepra penale në Kosovë. Ata shfaqen në krah e përkrah në një tryezë në Rashkë e Beograd me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejt të shtetit serb në këtë mes.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top