Kurti e ‘injoron’/ Ministria e Jashtme konfirmon 13 marrëveshjet e nënshkruara nga Shqipëria

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka konfirmuar për mediat vendase se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, të cilat kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka nënshkruar sot. “Ju njoftojmë se sot i kemi pranuar 13 marrëveshje nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot në mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, 13 marrëveshjet që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor.

Rama ka thënë se mbetet me shpresë se pas kësaj do të ketë takim me kryeministrin Kurti.

“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti të mërkurën deklaroi se homologun e tij nga Shqipëria do ta takoi vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, në të kundërtën jo.

Madje Kurti përmendi edhe nënshkrimin e këtyre 13 marrëveshjeve si “kusht” për takim.

Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse kryeministri Kurti ka ndryshuar qëndrim sa i përket takimit me Ramën.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top