Kurti/ Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e të gjithëve

Me rastin e 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për të mbrojtur të drejtat e gjithëve pa përjashtim dhe diskriminim.

Ai në një postim në rrjetin social ka thënë se vendi do të vazhdojë promovimin e të drejtave të njeriut.

“Në 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Republika e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj Deklaratës, të parashikuar shprehimisht në Kushtetutën tonë. Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur – sot dhe çdo ditë – për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve, pa përjashtim dhe pa diskriminim. Dita e të Drejtave të Njeriut 2023”, ka shkruar ai.

10 dhjetori është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror të përpiqet që me anë të mësimit dhe edukimit të ndihmojë në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top