Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e tyre.

Kurti në një postim në Facebook, ka shkruar se policia e Serbisë gjatë këtyre demonstratave vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë.

“Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre.

Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka shtuar se ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës.

“Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top