Kurti: Beogradi zyrtar është autori i përshkallëzimit në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë si autore të përshkallëzimit dhe tensionimit në veri të Kosovës ditët e fundit, që kur kryetarët e rinj të komunave në veri hynë në objektet komunale me ndihmën e policisë, për të ushtruar detyrë.

Në debatin parlamentar për situatën e fundit, Kurti tha se Beogradi zyrtar ka mobilizuar grupe kriminale për të përshkallëzuar gjendjen.

Kurti tha se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës u shoqëruan me forca të sigurisë për shkak se është dashur të sigurohet hyrja e tyre në objekte komunale pa pengesa. Këto deklarata kryeministri Kurti i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për situatën në veri të Kosovës. Ai theksoi se ky nuk ishte vendim politik.

“Në këtë pikë më duhet të theksoj se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forca të sigurisë është vlerësim i institucioneve të sigurisë që vlerësojnë shkallën e rrezikshmërisë, pra nuk është vendim politik, por unë si kryetar e mbështes këtë – edhe atëherë, edhe sot”, deklaroi Kurti.

Ai tha se e mbështet këtë vendim pasi incidentet në ditët në vijim e dëshmuan se kishte rrezik për sulme nga “banda kriminale”.

Ai shtoi se eskalimi i situatës më 29 maj – kur ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar – ishte “e planifikuar mirë” dhe e orkestruar nga Beogradi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, tha se kryeministri është ftuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës të deklarohet për situatën e krijuar në veri dhe për raportet me SHBA-në.

 

Asociacioni/ BE thirrje Kosovës: Nisni punën menjëherë, asnjë parakusht nuk pranohet

Berisha shigjeton Alibeajn “Do votojë rritjen e rrogës së bashkëshortes”

Korreshi shkon në Kuvend me bukë misri dhe kos

Berisha akuza ndaj Qeverisë: Po silleni si bandë

Escobar: Kosova të ketë një qasje më pragamtike, Lajçak nuk largohet

Ministri Sveçla: Nëse Vuçiç futet pa leje në Kosovë do të arrestohet

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top