Kurbini, totalisht i përmbytur/ Më problematike situata në fshatin Adriatik

Në Kurbin situata e përmbytjeve vijon të jetë shqetësuese. Fshati Adriatik është totalisht i përmbytur. Ndërsa të paktën 8 familje janë evakuuar, nga autoritetet. Sakaq edhe 6 familje të tjera janë të rrezikuara.

Banorët kanë shprehur shqetësimet pasi dëmet siç thonë ata janë shumë të mëdha. Ndërsa akset rrugore sipas autoriteteve janë të kalueshme, problematikë është shfaqur në Skuraj për shkak të dëmtimit të një ure.

“Jemi të rrezikuar me ujë. Kemi bërë thirrje që të merren masa sepse situata është shumë shqetësuese. Shteti duhet të ndërhyjë. Tokat bujqësore i ka përmbytur uji. Dëmet janë shumë të mëdha”, deklarojnë qytetarët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top