Kur xhelozia shndërrohet në një sëmundje

Në rastet më të rënda, xhelozia mund të degjenerojë edhe në sëmundje. Nëse e gjeni veten në një nga shqetësimet e mëposhtme, ju sugjerojmë t’i drejtoheni një psikolog u për ta përballuar me sukses situatën.

Në situata të tilla është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për këtë ves sepse ky është hapi i parë në krijimin e strategjisë për përballimin e pasojave negative të asaj ndjenje.

Për të kapërcyer xhelozinë nevojitet një strategji që përmban elemente të nevojshëm për të përballuar këtë gjendje emocionale, shpesh destruktive.

Sindroma e Mairet

Kush ka këtë sindromë nuk shqetësohet për pabesinë e partnerit, por trembet në mënyrë obsesive mbi çdo gjë tjetër se mos e braktisin.

Marrëdhënia në çift, për ata që vuajnë nga frika e braktisjes, përjetohet në mënyrë kronike me sfond plot dhimbje, transmeton Telegrafi.

Sindroma e Otellos

Ata që vuajnë nga kjo sindromë kanë bindjen se partneri i tradhton. Nuk ka asnjë rëndësi për të, nëse partneri është në të vërtetë besnik apo jo. Ka bindjen se tradhtia tashmë ka ndodhur.

Asnjë ‘dëshmi pafajësie’ e partnerit nuk ia heq këtë bindje. I kërkon në mënyrë ‘mbytëse’ vazhdimisht partnerit të rrëfejë tradhtinë që ka bërë.

Xhelozia obsesive

Ndryshe nga dy rastet e mëparshme. Kush vuan nga kjo lloj sindrome, e percepton në mënyrë perfekte situatën e vet.

E kupton se e ekzagjeron, por e ka të pamundur të heqë nga mendja dyshimin e vazhdueshëm të tradhtisë, i cili e shtyn të shndërrohet në një ‘inspektor policie’ në kërkim të provave që vërtetojnë dyshimet që ka. /Telegrafi/

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top