‘Kur erdha këtu, kuptova çfarë njeriu je’: Antoneta debaton ashpër me Luizin

Ndërhyrja e Luizit në bisedën që Qetsori po bënte me Antonetën, irritoi shumë këtë të fundit, e cila nisi të fliste me tone të larta.

Luizi filloi ta ngacmonte atë, duke përdor shprehjet e njëjta, “Kur do dalësh”, “Akoma këtu je”, komente të cilat e acaruan shumë Antonetën.

Ai në fakt, këtë skemë e ka përdor edhe me parë me banorët që nuk i do në shtëpi dhe që prej hyrjes së Antonetës është shprehur që nuk ka simpati për të dhe e do jashtë kësaj shtëpie.

Teksa të dy po debatonin, Luizi duke folur me ironi, i tha Antonetës se kush ia ka mbushur mendjen asaj që është e duhura për këtë format.

Debati mes dy banorëve u agravua edhe më tej, çka bëri që Antoneta të shpërthente në lot. Ajo i tha Luizit se do sillet ashtu siç e mendon ajo të arsyeshme dhe jo ashtu siç do ti.

Teksa Antoneta po flisnte me tone të larta, Luizi i tha të merrte frymë dhe të qetësohet.

Kjo e fundit i tha Luizit se ka dashur tre herë të dalë nga shtëpia për shkak të presionit që po i ushtron ai. Luizi i tha asaj të bëjë gati valixhet dhe të dalë. /TCh/

 

 

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top