Kur Edi Rama do ndërhyjë në RTSH Një analizë e thelluar e krizës dhe zgjidhjet e nevojshme Flamur Buçpapaj, ish-kandidat për drejtor RTSH

Kur Edi Rama do ndërhyjë në RTSH
Një analizë e thelluar e krizës dhe zgjidhjet e nevojshme
Flamur Buçpapaj, ish-kandidat për drejtor RTSH
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) po përballet sot me një krizë që shtrihet në çdo dimension të funksionimit të tij. Institucioni, dikur simbol i medias publike të besueshme dhe i pavarur në Shqipëri, është zhytur në një situatë alarmante, ku kombinimi i borxheve të trashëguara, vonesave të pagesave për punonjësit dhe politizimit të strukturës drejtues ka krijuar një ambient që minon funksionimin profesional.
Këshilli Drejtues pa lidhje me menaxhimin
Aty si fillim ka një këshill drejtues që s’ka lidhje me drejtimin, si kryetari që s’ka lidhje me median, as antarët. Duhet ndaluar urgjent çdo praktikë deri sot. Nuk ka pse të zgjidhet një gazetar, regjisor apo ish-gazetar në drejtim, sepse kjo nuk ka lidhje me drejtimin dhe menaxhimin e institucionit; këto janë gjëra të ndryshme. P.sh., ndryshe të jesh gazetar, regjisor; ndryshe të jesh administrator i një media. Pra, këtu fillon gabimi.
Top Channel dhe Klan – Oligarkë që fundosin RTSH
Ka 30 vjet që në krye të RTSH janë zgjedhur drejtues nga Top Channel dhe Klan; këto dy televizione e kanë fundosur dhe e fundosin RTSH çdo ditë, jo vetëm duke vënë kë dojnë ata. Kjo nuk është vetëm e tashmja, por edhe dikur. E njëjta situatë, p.sh., tani Festivali u bë nga gazetarët e Top Channel etj., sikur nuk kishte gazetarë dhe moderatorë nga RTSH.
Shaka pa kripë kjo. Ju bëni shaka me RTSH vazhdimisht, sepse nuk ju intereson si institucion. Ju zgjodhët një folëse në krye të RTSH me entuziazëm, si dikur “Partia mbi të gjitha”, ku ajo nuk kishte as platformë ekonomike, as programacion. Po kishte dashurinë e ish-regjisorëve të partisë, punës dhe Hoxhallit që s’dinin çfarë po thoshte ajo dhe se njihnin RTSH.
Shumë mirë bëni, sepse kudo ka njerëz të tillë që shkojnë, emërohen nga hiçi, bëjnë namin duke fundos institucionin dhe ikin. Shoqëria shqiptare ka parë këto vite lloj-lloj idiotësh në drejtim që kanë bërë miliona dhe kanë ikur. Por RTSH është duke u mbyllur. Ky është alarm për të gjithë.
A duhet t’ju vijë keq që u anulua tenderi DVB-T2? DVB-T2 e pati fituar një kompani shqiptare me 3 milion euro më pak se fondi limit; sipas portalit Pamfleti, drejtoresha e anuloi dhe hoqi nga puna drejtuesen e prokurimeve, A.G., sepse nuk pranoi të anulonte tenderin, të cilin agjencia e prokurimeve e ktheu si të rregullt. Pra, kjo nuk u zbatua.
Reklamat – Si i marrin Top Channel dhe Klan
Lind pyetja: Pse GJITHA reklamat i merr Top Channel dhe Klan, e JO RTSH? Përgjigja: Sepse ata kanë drejtuar dhe JANË drejtues real të RTSH. Për 25 vjet, Vjollca dhe Sandri e kanë vjelur me tepri çdo gjë të RTSH. Ata tani, së bashku me oligarkët e tjerë, kanë fundosur këtë media publike në pikën zero dhe nuk do ndalojnë derisa ta privatizojnë fare.
Une kandidova për drejtor jo vetëm si shkrimtar, i përkthyer në Amerikë dhe Europë, dhe si administrator i Nacional.Media, por si një intelektual që desha ta shpëtoj RTSH. Të gjithë e dinë që unë kam menaxhuar me sukses Nacional.Media, ajo është në vend të parë nga degjueshmëria dhe shikueshmëria, pavarësisht luftës shtetërore, si p.sh., ish-ministria që erdhi nga hiçi në krye të Ministrisë së Kulturës, Elva Margariti, më sulmoi dhe deshi të merrte godinën për ta bërë pallat me ish-5D.
Për këtë nuk e falim kurrë. Jemi në SPAK dhe s’do ndalojmë derisa të denohet ajo dhe grupi i saj. Në këtë situatë të njëjtë, RTSH duhet të ndërhyhet dhe të studiohet çdo gjë: ndaloni ardhurinë e njerëzve pa emër në krye të institucioneve që vjedhin miliona e ikin, dhe e peson Shqipëria dhe publiku.
Po të them që RTSH nuk mund të funksionojë si instrument politik
RTSH nuk mund të vazhdojë të funksionojë si instrument politik apo si një vend ku prioritetet personale zënë vendin e interesit publik. Çdo drejtor që vjen e ka privat dhe e përdor si pronë RTSH. Në çdo vonesë në ndërhyrje ka pasoja të drejtpërdrejta: pagat nuk paguhen, borxhet rriten, programet humbasin cilësinë, ndërsa publiku humbet besimin. Ankesa dhe gjyqe të shumta rrisin pasigurinë dhe vështirësojnë menaxhimin e institucionit.
Nëse nuk ndërhyhet, do të shkojmë në greva dhe demonstrata, dhe nuk do të paguajmë më taksën RTSH. Nuk ka pse të jetë vetëm një njeri drejtues. Duhet bord administrimi kolegjial. Shikoni mediat publike në Evropë si menaxhohen. Nuk ka pse të vihet drejtor njeri që vetëm se ka qenë gazetar ose regjisor. Duhet hequr menjëherë këshilli drejtues, si një atavizëm komunist i bërë në 1993 e këtej. Duhet vendosur një administrator që ka udhëhequr një media private ose publike dhe ka arritur rezultate kombëtare ose rajonale.
Stop me Vjollcën dhe Sandrin, se çdo gjë ka kufij. Janë si breshkat e pangopura me para dhe luks. Vetëm për Top Channel ka qenë demokracia? Jo. S’është e drejtë kjo. Për ne që sollëm pluralizmin dhe u dënuam në burgjet e diktaturës, na duket tragjedi.
E fundit – Reforma urgjente
Është hera e fundit që shkruaj për RTSH. Unë desha dhe dua të bëj një gjë të mirë për Shqipërinë, por nuk arrita. Une kam dhënë prova jo vetëm në Nacional.Media, që është më e mira dhe nuk ka asnjë reklamë të shtetit, se 25 vjet në transmetim. Vetëm se u sulmua për të marrë godinën dhe për t’u bërë pallat me Elva Margaritin dhe grupin 5D.
Une desha që RTSH të jetë numër një. Ju e dini që ka plot faktorë që shpëtojnë RTSH dhe e vendosin atë në shërbim të publikut. Menaxhimi fillon aty ku RTSH ka prona pa fund dhe potencial, për dhënie me qira dhe fitime pa fund, por përdoret për interesa personale. Reforma nuk është thjesht detyrim ligjor; është angazhim moral për qytetarët. RTSH po fundoset përditë. Ju e dini, mbase nuk doni të ndërhyni, sepse e dini që dini shumë mirë ta bëni.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top