Kur do të integrohemi në BE? Rama dhe Varhelyi: Mos prisni datë

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE njëzëri thanë se nuk ka një datë sa i takon integrimit të vendit në BE. Gjatë konferencës për shtyp, ata u shprehën se duhen plotësuar kushtet për tu bërë pjesë e familjes së madhe europiane por se nuk ka një datë të caktuar.

Varhelyi: Pyetje që më bëhet sa herë vij në Tiranë, përgjigjen e përsëris gjithnjë. çdo gjë është në vendin e duhur, kemi një axhendë të qartë reformash. Gjithçka varet nga sa shpejt përmbushen kushtet për anëtarësim. Nuk po punojmë me afatet sepse afatet nuk çojnë te realizimet. Nuk dua të jem cinik, por do thoja ky është një çamçakiz për debatin publik, e shmang debatin nga çështja reale, që është integrimi real. Vendi do të jetë gati, sa më shpejt të jetë aq më mirë.

Rama tha se data do te vendoset kur te plotesohen kushtet.
Rama: Keni parë ndnjëherë të vendoset datë nga Brukslli se në këtë datë do vendoset dhe ky vend do ulet në tryezë. Nuk është në natyrën e procesit të vendoset një datë. Data vendoset kur përmbushen kushtet. Data nuk është hic fare mënyra se si operon BE. Data është kur vjen dita. Dita vjen kur ti ke bërë detyrat dhe ata janë të gatshëm të shqyrtojnë detyrat e tuaja. Kemi qënë gati për ti hapur më para? Se duhet të bëheshin bashkë të gjitha vendet anëtare.

Ajo që na intereson ne dhe ju, dhe të gjithëve. A i bëmë ne detyrat apo jo. Përsa kohë kryejmë detyrat, jemi në kohën e duhur.

Ata që janë sot anëtarë të BE kanë apsur shtet ndërsa ne nuk dinim ku ishim.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top