Elbasani dhe Vllaznia kanë siguruar vendin mes 4 skuadrave më të mira të Kupës së Shqipërisë pas fitoreve në ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Partizani 1 – 3 Elbasani (2-3)
Në “Arenën e Demave”, Elbasani triumfoi në transfertë ndaj Partizanit, duke e mposhtur 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2. Pas humbjes 1-0 në shtëpi, “verdheblutë” treguan fytyrën e duhur. Lajthia shënoi në minutën e 25-të, ndërsa Contreras barazoi për vendasit në minutën e 39-të. Në fillim të pjesës së dytë, Lajthia gjeti sërish rrjetën për 1-2. Ndërsa më pas Ze Gomes realizoi penalltinë vendimtare në minutën e 119’, dhe vulosi fitoren 3-1 dhe kalimin e Elbasanit në gjysmëfinale.
Vllaznia 2 – 1 Bylis
Ndërkohë, Vllaznia ka siguruar pa shumë vështirësi kalimin në gjysmëfinale, pasi mposhti Bylisin edhe në ndeshjen e kthimit. Në “Loro Boriçi”, pas fitores 0-1 në transfertë, shkodranët u futën të qetë në këtë takim. Trajneri Martini aplikoi rotacion të gjerë, duke lënë disa titullarë në stol.
Pavarësisht ndryshimeve, Vllaznia e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1 dhe menaxhoi pa probleme pjesën e dytë. Edhe pse kërkoi deri në fund një gol tjetër që nuk u konkretizua. Me këtë rezultat, skuadra shkodrane vazhdon garën për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Ndërsa Bylisi tashmë duhet të përqendrohet te kampionati dhe beteja për mbijetesë.