Kupa e Shqipërisë, dëbora bllokon takimin në Korçë: sfidat e 1/8-ave luhen në dy ditë

Kupa e Shqipërisë do të luajë të martën dhe të mërkurën ndeshjet e fazës 1/8. Në fakt jo të gjitha, pasi dëbora dhe kushtet atmosferike kanë shtyrë takimin në Korçë mes Skënderbeut dhe Vorës. Ndeshjet do të jenë vendimtare pasi janë me një takim dhe luhen për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kjo fazë ka rezervuar përballje interesante, duke nisur që të martën në orën 13:00 me sfidat Laçi – Kukësi dhe Tirana – Bylis. Të mërkurën do të luhen gjashtë ndeshjet e tjera. Egnatia – Kastrioti është takimi i parë në orën 13:00, ndërsa në 13:30 do të startojë ndeshja Dinamo City – Erzeni.

Tre takimet e tjera do të luhen në orën 17:00. Një nga ndeshjet më interesante është përballja e dy ekipeve të “Abissnet Superiore”, Teuta – AF Elbasani. Në ndeshjet e tjera, Vllaznia do të ketë përballë Besën e Kavajës, Partizani do të luajë me Apoloninë.

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja e Kupës së Shqipërisë Skënderbeu-Vora, e cila ishte planifikuar të luhej nesër në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”, do të zhvillohet në një tjetër stadium. Ndeshja do të luhet në stadiumin Devolli dhe do të nisë në orën 13:00.

Kupa e Shqipërisë – Turi 1/8
E martë
Laçi-Kukësi 13:00
Tirana-Bylis 13:00

E mërkurë
Egnatia-Kastrioti 13:00
Dinamo City – Erzeni 13:30
Teuta – AF Elbasani 17:00
Vllaznia-Besa 17:00
Partizani-Apolonia 17:00
Skënderbeu-Vora (shtyhet)

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top