Kupa/ 90’ larg gjysmëfinaleve: mision përmbysje për Partizanin e Kukësin, e qetë vetëm Tirana

Tetë skuadra sfidohen për një vend në katër më të mirat e Kupës së Shqipërisë. E pas ndeshjeve të para çerekfinale ka nga ata që janë të sigurtë për përmbushjen e misionit si Tirana e të tjerë që kanë hequr dorë nga turneu. Mbi të gjithë vëmendjen e marrin ata që ende shpresojnë në një përmbysje të madhe e nga ata që e nisin krejtësisht si të barabartë kthimin. Katër ndeshjet e kthimit i kanë të gjitha nuancat, të ndara mes të martës e të mërkurës.

Tirana me 4-1 e arritur në transfertë kundër Kastriotit të vendit të fundit e ka formalitet të pastër kualifikimin. Krutanët kishin hequr dorë edhe para ndeshjes së parë në turneu. Kur të zbresin në fushë në orën 13, për bardheblutë do të jetë një mundësi e mirë për të lënë pushim sa më shumë titullarë. Kukësi, të gjithë tërbimin për 2-0 me polemika në Durrës, duan të nxjerrin në fushë në kërkim të një përmbysje të madhe. Hallaçi pasi ka përmirësuar ndjeshëm pozitat në kampionat, mendon kualifikimin jo si të pamundur. Por durrsakët vazhdojnë të jenë të pamundur prej 8 ndeshjesh radhazi.

 

SFIDAT E TË MERKURËS
Të mërkurën Laci e Egnatia sfidohen nga një 0-0 që lë hapur gjithë skenarët. Bardhezinjtë janë në krizë të plotë dhe nuk fitojnë 6 ndeshjesh, tregues që fusha e tyre nuk është më aq imponuese sa dikur. E megjithatë kurbinasit duan të shpëtojnë sezonin. Por duhet ta bëjnë kundër një Egnatia ambicjoze që Kupën e ka objektivin kryesor. E mbyll mozaikun e ndeshjeve Partizani, që në shtëpi duhet të përmbysë 3-1 e komplikuar të vajtjes kundër Vllaznisë. Colella ka nevojë për një fitore me dy gola diferencë ndaj shkodranëve për ta cuar në shtesë. Por të besuarit e Josës janë mundur vetëm njëherë këtë sezon me më shumë se një gol diferencë, kur janë dorëzuar ndaj Egnatias 3-0 në shtator 2022. E megjithatë të shpresosh nuk bën kurrë keq. E për të përcaktuar gjysëmfinalistët e Kupës, katër fituesit duhet të kalojnë nëpër beteja të vërteta.

KUPA, ÇEREKFINALET E KTHIMIT
E martë, 14 mars, Ora 13:00

Tirana 13:00 Kastrioti (4-1)
Kukësi 13:00 Teuta (0-2)

E mërkurë 15 mars

Laçi 13:00 Egnatia (0-0)
Partizani 16:00 Vllaznia (1-3)

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top