Kundër ndërtimit të resortit turistik, banorët e fshatit Rrjoll protestojnë para SPAK

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës e kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK, ku kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz në zonën e tyre. Banorët kanë protestuar në fshatin Rrjoll, por sot janë zhvendosur para SPAK, aty ku kanë dorëzuar edhe një kallëzim.

60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, pasi akuzojnë u kanë grabitur pronat.

“Unë i kam me dokumente, i kam sjellë në SPAK. I kam çuar në gjykata, të gjithë më thonë si ke. I ka marrë i forti, si kanë për të mi dhënë mua. Ne s’kemi ardhur të bëjmë luftë, s’kemi asnjë interesi të konfrontohemi me policë, kemi ardhur për transparencë për t’i treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu. Për fshatarët nuk ka bashki, ka bashki për ata që punojnë në institucione shtetërore. Ca pronash, i ka marrë ai i forti”, tha një prej protestuesve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top