Kulisat pas Territorialës/ Ultimatumi i Ramës dhe pakënaqësitë brenda PS-së

Mbledhja e zgjeruar që Edi Rama ka thirrur të mërkurën me deputetët dhe ministrat socialistë vjen vetëm pak ditë pas një prej momenteve më të tensionuara brenda mazhorancës: votimit të Reformës Territoriale. Harta e re me 46 bashki kaloi me 85 vota, por jo pa kundërshti. Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali kishin shfaqur rezerva ndaj draftit, ndërsa në fund të tre ngritën kartonin jeshil.

Më i zëshmi ishte Braçe. Para votimit ai kishte kundërshtuar idenë që reforma të reduktohej vetëm në ndryshimin e kufijve administrativë, duke kërkuar më shumë kompetenca, financa dhe autonomi për pushtetin vendor. Por kur erdhi momenti i votës, Braçe u rreshtua me pjesën tjetër të grupit socialist.

Një ditë më vonë, deputeti dha publikisht shpjegimin e tij. Ai tha se kishte zgjedhur të qëndronte në grupin parlamentar për të vijuar detyrën që, sipas tij, ia kanë dhënë qytetarët me votë.Në të njëjtën kohë, Braçe kritikoi mënyrën se si u kërkua uniteti brenda PS-së, duke iu referuar logjikës “ose voto, ose je jashtë këtij grupi”. Pikërisht kjo ishte edhe formula që, sipas raportimeve, Rama kishte përdorur përpara seancës: “Kush nuk voton reformën territoriale sot, le të ikë.”

Në votimin vendimtar u shfaq edhe Belinda Balluku, pas një periudhe të gjatë me mungesa në seancat plenare. Ajo votoi pro hartës së re dhe prania e saj solli tensione të forta me opozitën në sallë. Reforma që fillimisht nxori në pah çarje brenda grupit socialist përfundoi me votën e plotë të mazhorancës. Kundërshtitë mbetën në deklarata, ndërsa në tabelën elektronike grupi doli i bashkuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top