Kukës/ Përfshihet nga flakët një banesë në katin e 5-të të një pallati

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Kukës. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një bombol gatimi.

Menjëherë në lidhje me ngjarjen janë njoftuar shërbimet zjarrfikësë të cilat kanë arritur të fikin flakët. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por dëme të mëdha materiale në banesë. Grupi hetimor po bën hetimet e plota rreth shkaqeve të rënies së zjarrit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top