“Kujdes portofolët!”, video e çuditshme e Real Madrid për Valverde që u bë virale

Në ndeshjen miqësore të fituar 3-2 nga Real Madrid ndaj Milan, ylli i Federico Valverde shkëlqeu edhe një herë në radhët e merengues. Uruhuajani ishte autor i një dygolëshi në vetëm dy minuta, mes 57′ dhe 59′. Mesfushori është një nga shtyllat e skuadrës së teknikut Carlo Ancelotti. Trajneri italian në më shumë se një rast ka lartësuar aftësitë e tij teknike dhe taktike, si dhe shkathtësinë e tij të madhe.

E të mendosh se uruguajani nuk është as 25 vjeç dhe karriera e tij duket ende e gjatë dhe rrezatuese. I gjithë ambienti i Madridit shijon xhevahirin amerikano-jugor, ndoshta më pak i dukshëm se yjet sulmues brazilianë, por po aq efektiv. E klubi nuk humbet asnjë rast për ta vlerësuar atë, qoftë edhe me video mjaft të çuditshme, siç është ajo e publikuar në këto orë në TikTok.

VIDEO E ÇUDITSHME E REAL
Sezoni, edhe pse nuk ka nisur ende, duket se mund të kanalizohet në pista të favorshme për Federico Valverde. Fillimisht dygolëshi kundër Milan, me një fitore përfundimtare në një miqësore. Pastaj një fitore edhe jashtë fushës, me Gjykatësin Sportiv spanjoll që e liroi nga akuza për sulm ndaj rivalit Baena. Anulohet kështu dënimi me 5 ndeshje i dhënë më herët. E nëse këto janë predispozitat, për uruguaianin mund të jetë një vit që vështirë të harrohet. Ancelotti dhe Real Madrid po llogarisin tek ai, dhe klubi nuk është kurrë dorështrënguar me komplimente ndaj tij. Videoja e fundit e TikTok është emblematike në këtë kuptim.

Në videon në fjalë, pamjet e golit të dytë të uruguajanit ndaj Milan mbivendosen me një thirrje që është bërë virale në rrjetet sociale italiane. Zëri është e një qytetareje veneciane që paralajmëron turistët për praninë e hajdutëve të xhepave: “Kujdes portofolët! Kujdes nga hajdutët e xhepave!“, dëgjohet në sfondin e klipit. Aty duket Valverde që i “rrëmben” topin Krunic para se të shënojë. Një video që ekzaltoi tifozët e Merengues dhe u bë shpejt virale me mbi 3 milionë shikime.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top