“Ku ishe?”. Danilo i kërkon llogari Gattit: mbrojtja e Juventus katastrofë

Ekziston një Juventus me Bremer dhe një tjetër pa të. Ai me brazilianin është një skuadër e fortë, që pothuajse nuk pëson gola. Pa të, ndërkohë, është një skuadër me dobësi të papritura difensive, si ato që sollën dy golat e Parmës dje, por edhe 4 të pësuarat nga Inter në ndeshjen e kaluar.

Juve, një mbrojtje që duhet riparë
Thiago Motta tani duhet të shpikë diçka për të përforcuar dobësitë mbrojtëse të Juventusit të tij. Tani që Bremer, shtylla kryesore e mbrojtjes, do të mungojë për gjithë sezonin, Motta duhet të punojë me atë që ka, pra me Gattin, Danilon, Kalulu, Cabalin dhe Savonën. Me këta lojtarë, Juventus ka pësuar 10 gola në 6 ndeshje.

Gatti dhe Danilo, megjithatë, duket se nuk e sigurojnë teknikun, me brazilianin që është mbajtur jashtë për gjithë fillimin e sezonit dhe është aktivizuar në këto ndeshje në raste emergjente, me rezultate negative. Nga ana tjetër, Gatti nuk arrin të përsërisë paraqitjet e shkëlqyera të sezonit të kaluar.

Leximi i buzëve të Danilos ndaj Gattit pas golit të Parmës
Pikërisht ata të dy ishin dyshe e qendrës dje kundër Parmës dhe u vunë në vështirësi përballë cilësisë dhe shpejtësisë së sulmuesve të Parmës. Pas golit të përkohshëm 1-2 për Parmën, ku Man e kaloi Danilon me shpejtësi dhe e parakaloi Di Gregorion para se të pasonte për Sohmin, Danilo u kthye drejt Gattit dhe e pyeti: “Ku ishe?”

Parma ishte pranë fitores në fund, duke përfituar nga hapësirat e lëna nga mbrojtësit e Juventusit. Edhe bardhezinjtë sulmuan deri në fund, dhe vetëm vetësakrifica e lojtarëve të Parmës shpëtoi barazimin.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top