Kthjellime dhe vranësira të pakta/ Parashikimi i motit për sot, 16 tetor 2026

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira të pakta hera – herës deri mesatare përgjatë relieveve malore ë lindje e juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite.

Vranësira pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.

Në majat e maleve në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Era me drejtim veri – verilindje shpejtësi 8m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri 18m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-4ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top