Kthesa e Britanisë, lejon SHBA të përdorë bazat e saj për sulmet kundër Iranit

Britania e Madhe ka miratuar përdorimin e bazave të saj nga SHBA-të për të nisur sulme ndaj vendeve iraniane që synojnë Ngushticën e Hormuzit.

Downing Street më parë kishte lejuar forcat amerikane të përdorin bazat britanike për operacione për të parandaluar që Irani të qëllonte raketa që vinin në rrezik interesat ose jetët britanike, shkruan BBC.

Por ministrat ranë dakord gjatë një takimi të sotëm se përdorimi i bazave britanike nga SHBA-të tani mund të zgjerohet për të përfshirë mbrojtjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Një zëdhënës i Downing Street tha se ministrat ranë dakord sot që bazat tani mund të përdoren për “operacione mbrojtëse amerikane” për të synuar “aftësitë që përdoren për të sulmuar anijet në Ngushticën e Hormuzit”.

Ata shtojnë se “ministrat nënvizuan nevojën për një ulje urgjente të tensioneve dhe një zgjidhje të shpejtë të luftës”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top