Erling Braut Haaland nuk pushon së mahnituri me fanellën e Manchester City, në një sezon për t’u mbajtur mend. Në suksesin 4-1 kundër Southampton, sulmuesi norvegjez në fakt i çoi golat e tij në Premier League në 30. Por mbi të gjitha ai shënoi golin e tij të 200-të në karrierë në 244 ndeshje të luajtura. Shifra monstruoze për qendrën e Citizens. Norvegjezi mbërrin kufirin e golave, duke mposhtur bindshëm Messi (22 vjeç kishte shënuar “vetëm” 120 gola) dhe Ronaldo (85 gola).
Dyqind gola, një shifër e rrumbullakosur dhe fenomenale për norvegjezin e lindur në vitin 2000. Haaland ka shënuar 44 gola këtë sezon që kur mbërriti në Mançester. Atyre me Citizens u shtohen 20 me Molde, 29 me Salzburg dhe 86 gola me Borussia Dortmund. E për të mos humbur asgjë, 21 golat me fanellën e Norvegjisë. Në histori ai është lojtari i gjashtë më i ri në histori që arrin 200 gola pas Pelé, Ronaldo Nazario, Ferenc Puskás, Eusebio dhe Neymar.
SALAH NË SHËNJESTËR…
Haaland shënoi golin e parë dhe të tretin për City. Grealish ndërhyri mes dy golave të norvegjezit, ndërsa në minutën e 75′ penalltinë e shënoi Alvarez. Një sezon me numra të jashtëzakonshëm për Haaland, një garanci autentike për Guardiolën dhe shokët e tij. Me kokë, të djathtën, të majtën dhe madje edhe në akrobaci si ndaj Southampton, repertori i norvegjezit është i pasur dhe i plotë. Dhe me dygolëshin ndaj Saints sulmuesi ka 30 gola në kampionat në 27 paraqitje, me një tjetër rekord në horizontin e tij. Më së shumti gola në një sezon të vetëm në Premier League në fakt i mban Salah. Egjiptiani shënoi 32 gola në sezonin 2017-18. Me 10 ndeshje në dispozicion, Haaland synon të pluhurosë rekordin e Salah.