Kryeqyteti nën ethet e derbit: Partizani-Tirana, direkt e interesuar Vllaznia që pret të përfitojë

Katër skuadra të përfshirë në betejën e titullit. Të paktën 5 në atë të zonës europiane. E po aq, në mos më shumë, të kapura nga ethet e mbijetesës. Më i distancuar vetëm Kastrioti, por edhe ai jo i pashpresë. Kjo është situata në vigjilje të javës së 24 të Superiores. Java në të cilën luhet derbi kryeqytetas, por mund të përfitojë Vllaznia. Java që mund të krijojë ndasi edhe mes zonës europiane dhe asaj të mbijetesës.

Do të ndodhë pikërisht kështu kur të dielën në orën 13:00 do të zbresë në fushë Bylis. Mallakastriotët janë të parafundit me 26 pikë e përballë tyre reshtohet Erzeni, i pesti me 32. Në Ballsh Shensoi ka shansin ti japë mundësinë të tijve të dalin nga zona e rrezikut. Në anën tjetër, Kapllani e di mirë se duhet të fitojë në transfertë, sukes që i mungon që nga takimi në Kukës në 22 janar. Egnatia me 34 pikë nuk mund të thotë se nuk e ka një mendim te titulli, kur llogaritë ja lejojnë. Një fitore kundër Kastriotit të vendit të fundit e kombinuar me humbjen e kryesuesve në derbi do ti afronte rrogozhinasit 3 pikë nga vendi i parë. Natyrisht Tetova, pas katër rezultatesh pozitive, duhet të fitojë edhe ndaj të besuarve të Çelës. Pa harruar se ata tronditën Shkodrën me suksesin 0-1 vetëm një javë më parë.

SUPERIORE, JAVA E XXIV
05/03/23
Bylis 13 : 00 Erzeni
Egnatia 13 : 00 Kastrioti

Të hënën do të kompletohet java me tre sfidat e tjera. Laçi do presë në shtëpi Kukësin, me dy skuadrat në krizë. Kurbinasit me një fitore do të ktheheshin të mendonin Europën. Ndërsa Kukësi do të linte zonën playout për kundërshtarin e kësaj ndeshje. Skuadra e momentit Teuta do të provojë të ndjekë ëndërrën Europë kur përballë të ketë Vllazninë. Pasi mposhën kryesuesit e Tiranës, durrësakët kanë vetëm një humbje në 11 takimet e fundit. Të besuarit e Martinit në rast suksesi do të mbërrinin -1 nga shkodranët e në varësi të derbit kryeqytetas mund të happen skenarë të rinj. Ndërqytetasen pret edhe Vllaznia që duhet të fitojë për të mësuar cdo të ndodhë mes Partizanit e Tiranës. Derbi mund të bëjë që kuqeblutë ta shohin veten dy pikë larg vendit të parë.

SUPERIORE, JAVA E XXIV
06/03/23
Laçi 13 : 00 Kukësi
Teuta 16 : 00 Vllaznia
Partizani 19 : 00 Tirana

Përplasja e tretë sezonale mes të kuqve e bardhebluve ka gati ekuilibër të plotë. Një fitore për secilën e tre pikë distancë. Një derbi për kreun me dy skuadra favorite që vijnë nga humbja e me një situatë delikate në pankinë. Për të kuqtë Colella është nën presion, ndërsa organika e shkurtër e Tiranës limiton Shehin në zgjedhje. Luhet shumë në Arenën Kombëtare në orën 19:00, me të gjitha ndeshjet që do të nisin me një minutë heshtje, në nder të viktimave të aksidentit tragjik të trenave në Greqi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top