Kryeprokurorja e SHBA-së, Pamela Bondi, ka bërë të ditur se Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë paditur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut.
Ajo ka theksuar se Maduro është akuzuar për komplot për narkoterrorizëm, komplot për importim të kokainës, posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese, si dhe komplot për posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara.
“Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë paditur në Distriktin Jugor të New Yorkut. Nicolas Maduro është akuzuar për komplot për narkoterrorizëm, komplot për importim të kokainës, posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese, si dhe komplot për posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara. Ata së shpejti do të përballen me të gjithë ashpërsinë e drejtësisë amerikane në tokën amerikane, në gjykatat amerikane. Në emër të gjithë Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, dëshiroj të falënderoj Presidentin Trump për guximin që tregoi duke kërkuar llogaridhënie në emër të popullit amerikan, si dhe një falënderim të madh për ushtrinë tonë të guximshme që kreu misionin e jashtëzakonshëm dhe tejet të suksesshëm për kapjen e këtyre dy trafikantëve ndërkombëtarë të dyshuar të narkotikëve”, ka shkruar në X ajo.
Të shtunën edhe zyrtarisht Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J Trump, ka konfirmuar sulmet e kryera ndaj Venezuelës, ndërsa edhe senatori amerikan, Mike Lee, ka njoftuar për një telefonatë që ka pasur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio ku ka treguar se Nicolas Maduro do të gjykohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nicolas Maduro and his wife, Cilia Flores, have been indicted in the Southern District of New York. Nicolas Maduro has been charged with Narco-Terrorism Conspiracy, Cocaine Importation Conspiracy, Possession of Machineguns and Destructive Devices, and Conspiracy to Possess…
— Attorney General Pamela Bondi (@AGPamBondi) January 3, 2026